Prodhimi i orizit përfshin 4% nga sipërfaqja e përgjithshme e kulturave të dridhërave në Maqedoni. Prodhimi i orizit është stacionuar në Koçan, Vinicë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Karbincë.

Problemet e prodhuesve të orizit janë prezente me vite të tëra, por si duket, siç kalojnë vitet ato janë gjithnjë e më shumë prezente. 

Në vitin 2014 orizi është shitur me çmim prej 20 deri 25 denarë për kilogram arpë, ndërsa kilogrami i orizit të bardhë prej 60 deri 65 denarë. Sot d.m.th. në vitin 2016 çmimi për kilogram arpë është 18 deri 22 denarë, përkatësisht prej 30 deri 35 denarë për kilogram oriz të bardhë. Çmimi i këtillë i orizit dëmton bujkun. 

Përveç llojeve më të përfaqësuara të orizit, sanandrea, montiçeli dhe margaritari i Koçanit, që nga viti 2013 përdoren edhe të ashtuquajturat llojet turke të orizit, të cilat japin fitim më të madhë nga ato ekzistueset, por kualiteti dhe shija e tyre për përdorim është më i dobët për dallim nga sanandrea i cili më së shumti përdoret në rajonin e Koçanit. Megjithatë, këtë vit 2016 tanimë edhe këtij llojit të orizit d.m.th. llojit turk i zvogëlohet rendimenti, përkatësisht fitimi pas qërimit të orizit, sepse prodhuesit i jepet farrë që nuk është e rekoltës së parë të prodhimit të orizit, por të së dytës apo të së tretës dhe kjo rekoltë e orizit është e ndotur nga i ashtuquajturi krimbi i orizit, me ç’rast automatikisht bie fitimi. Për këtë bujqit mendojnë se fajtorë janë blerësit, që i furnizojnë prodhuesit e orizit me këtë lloj të farrës.

Subvencionimi nga Qeveria e RM-së është i pranishëm edhe më tej, por këtë vit për dallim nga viti i kaluar pagesa prej 3000 denarë për hektar të mbjellur të sipërfaqes së orizit, këtë vit është 700 denarë për hektar të mbjellur të sipërfaqes.

Megjithatë problem i madh për bujqit ishte edhe vonesa e lëshimit të ujit nga Ekonomia e ujërave Bregallnicë. Buqjit kanë nevojë për lëshimin e ujit në prill ose më së voni në fillim të majit. Ata me vite të tëra e merrnin ujin në fund të majit ose në fillim të qershorit dhe për këtë ishin të detyruar të bëjnë korrjen e orizit të gjelbërt i cili nuk jep fitim të madh, me çka bujqit fundoseshin. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit 2016 Ekonomia e ujërave lidhi kontratë me bujqit dhe uji ishte lëshuar në kohë, përkatësisht në fillim të muajit maj.

Pastrimi i kanaleve si një nga problemet e shumta të prodhuesve të orizit për dallim nga viti 2014 ku kishim derdhje të shtrateve të lumenjve, në vitin 2016 kanalet u pastruan në disa vende, e në disa jo, sepse vetë bujqit gërmonin dhe i zhvendosnin hendeqet nga vendet paraprake dhe e gjithë kjo ndikonte në rrjedhjen e pamjaftueshme dhe të parregullt të ujit. 

Plehrat artificiale dhe pesticidet nga vitet e kaluara kanë ndikuar që në fushat, në vend të orizit të rriteshte bar i keq, të paktën kështu thonë prodhuesit e orizit nga fshati Çeshinovë, ndërsa sipas tyre fajin e kanë preparatet e reja të importuara që i blejnë nga farmacitë bujqësore. Organet kompetente apelojnë që ti hulumtojnë të njëjtat, sepse edhe pse spërkasin nga katër herë kundër barit të keq, nuk ka asçfarë efekti. Bujqit konsiderojnë se blerësit e pesticideve i përziejnë ato me ujë dhe rezultati është mosmënjanimi i krimbit të orizit dhe ulja e fitimit. Kështu automatikisht rriten shpenzimet e bujqve për resurse për prodhimin e orizit, sepse në të kaluarën janë spërkatur tetë hektarë me një kilogram, ndërsa tani më pak se katër dhe procedura medoemos duhet përsëritur më shumë herë.

Prodhuesit e orizit kërkojnë që të shfuqizohet ndalesa për blerjen private të pesticideve nga jashtë, që të jenë të sigurtë se pesticidi është cilësor dhe i papërzier me ujë.

Nga instituti për oriz thonë se edhe pse gjithë kohën sugjerojnë për porosi të pajisjes si tharëse dhe kombajnë të cilat kashtën do ta lërojnë në tokë, sepse ajo është materie organike. Megjithatë kombajnë të tilla ende nuk ka, ndërsa populli vazhdon të djeg kashtën në fushat, me ç’rast vazhdimisht po ndotin tokën.

Bujqit thonë se tharëse ka por për ato duhet paguar një ose dy denarë për kilogram gjatë korrjes së orizit, me ç’rast edhe më shumë rriten shpenzimet edhe pse çmimi i orizit është i ulët.

Bujqit ankohen se organet kompetente nuk kanë asçfarë kontroll mbi kombajnerët. Pa dallim nëse ulet apo rritet çmimi i karburantit ata vazhdojnë të inkasojnë 1000 denarë për hektar të sipërfaqes së mbjellur të orizit. Nuk paguajnë tatim, sepse bujku paguan në kesh dhe automatikisht shteti është në humbje, por edhe bujku është dëmtuar sepse askush asesi nuk mund të ndikojë në çmimin e kombajnerëve.

Instituti për oriz edhe këtë vit konstatoi rendimente të vogla të orizit.

Për rendiment të mirë duhet mbjellje në kohë, lloj të mirë dhe plehërim, gjë që prodhuesit e orizit në Maqedoni nuk e bëjnë. Problemet në çdo lëmi janë prezente, përveç ndryshimit të që këtë vit mbjellja është bërë kohë. Në Maqedoni orizi korret kur është tharë lëvorja e orizit, ndërsa duhet korrur me lagështi prej 23% deri 24%, por për shkak se nuk kemi tharëse rendimenti ulet poshtë. Problem i madh sipas institutit është makineria e vjetër, mospasja e makinerisë për korrje. Kombajnët universale, dhe jo përdorimi i kombajnëve të specializuara, gjithashtu e ulin rendimentin, sepse e thyejnë orizin gjatë korrjes. Ai kërkoi sjellje korrekte mes prodhuesve dhe përpunuesve.

Problemi me kombajnët, përkatësisht makinerinë e vjetërsuar qëndron në një vend, kombajnerët pohojnë se për furnizim me të kombajne reja nevojiten shumë mjete financiare. Shteti i subvencionon por megjithatë fillimisht ata duhet ta paguajnë gjithë shumën, ndërsa më vonë u kthehet një pjesë e shumës. Për pagesë të tillë nuk kanë mjete të mjaftueshme, sepse me atë që e fitojnë gjatë një procesi të korrjes, mezi mund të ndajnë për jetesë dhe t’i mirëmbajnë kombajnët e vjetër. Shpeshherë pritet një kohë e gjatë që bujqit t’i pastrojnë borxhet, sepse vetë ata presin për blerjen dhe çmimin e orizit. Kombajnerët mendojnë se shkojnë rreth e rrotull dhe fajtorë kryesorë për këtë janë qendrat blerëse, të cilat gjithashtu kanë probleme me pajisjen e vjetër dhe mospasjen e standardeve hasap në fabrikë.

Përderisa bujqit pohojnë se kur e dërgojnë orizin në tre fabrika, në tre fabirkat tregohet rendiment i ndryshëm, madje nodnjëherë në fabirkën e parë kanë një rendiment, kur e dërgojnë orizin përsëri kthehen, tregon rendiment të tjetër. Populli mendon se rendet në fabrikat e mëdha nuk janë të rregulluara me qëllim që të bëhet thyerja e orizit, me ç'rast bujku automatikisht është i dëmtuar dhe blerësi i ofron çmim më të ulët gjë kjo që paraqet problem.

Problemi më i ri këtë vit është hulumtimi i vërtetësisë bakteriologjike të orizit, përkatësisht gjatë çdo rahje të orizit, bujku pagon 1800 denarë që të vërtetohet nëse orizi nuk përmban në vete preparate artificiale etj. por këtë hulumtim duhet ta bëjnë fabrikat dhe jo bujqit. Në këtë mënyrë u janë rritur shpenzimet për prodhim dhe me çmim prej 18 deri 23 denarë për kilogram arpë, dhe çmim prej 30 deri 35 denarë për kilogram oriz të bardhë realisht nuk mund të mbulohen shpenzimet për prodhim, me ç'rast pritet ulje e sipërfaqeve të mbjellura me oriz. Problem edhe më i madh është ndalesa dmth. sasia e kufizuar e blerjes së orizit këtë vit.

Blerësit në rajonin e Koçanit për periudhën janar-shtator këtë vit kanë blerë 4267 tonë arpë orizi dhe 2672 tonë oriz të bardhë, që është për 500 përqind më shumë se vitin e kaluar, ose 60 tonë më shumë sesa gjitha vitin e kaluar. Por nga shtatori e këtej nuk duan të blejnë asnjë kokërr.

I pyetëm pse, e morëm përgjigjen se para pak kohësh fabrikave u është lejuar të blejnë vetëm pesëdhjetë tonë oriz, përkatësisht qendrat përpunuese kanë të drejtë të eksportojnë, të plasojnë vetëm 50 tonë oriz, me çka automatikisht orizi i bujkut ka mbetur nëpër oborre, sepse qendrat përpunuese i kanë plotësuar kërkesat prej 50 tonë oriz, dhe nuk duan përsëri të blejnë oriz sepse mund të vijë deri te dëmtimi i tij nëse magazinohet në depot e tyre, që siç përmendëm nuk kanë standarde hasap. Në rajonin e Koçanit përveç fabrikës së re Levidiagro dhe fabrika EMA STIL nga fshati Çeshinovë, të tjerat nuk i zotërojnë standardet e caktuara për blerje të orizit. Problem i madh për diferencën e këtillë në sasinë e blerjes është edhe çmimi i orizit. Vitin e kaluar çmimi me pakicë i orizit ishte 50 deri 70 denarë, ndërsa ajo me shumicë tejkalonte 40 denarë për kilogram oriz të bardhë. Bujqit të kënaqur me çmimin si dhe blerësit, arrinin që t'i mbulojnë shpenzimet dhe t’u mbetet diçka, ndërsa blerësit realizonin fitim të mirë me këtë dallim të çmimit. Me korrjen e rekoltës së re të orizit çmimi i orizit ra në 30 deri 35 denarë çmim me shumicë, bujkut nuk i paguhet të shesë orizin me këtë çmim, sepse në këtë mënyrë nuk do ketë sukses që t’i refundojë shpenzimet e nevojshme.

Që nga data 30.11.2016 në marrëveshje me zëvendës ministrin Vanço Kostadinovski në takim me bujqit në komunën Çeshinovë-Obleshevë është caktuar çmimi i orizit 50 denarë për kilogram oriz, ose 18 deri 25 për kilogram arpë, në varësi prej madhësisë së kokrrës së orizit. 

Megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë. Siç përmendëm më sipër, fabrikat i kanë mbushur depot me arpë dhe oriz të bardhë gjatë nëntë muajve të kaluar, të cilin duhet ta plasojnë. Tani fabrikat nuk duan të blejnë me arsyetimin se kanë shumë oriz, por edhe arsyetohen se tharja e orizit të këtij viti dha arpë nga e cila fitohet sasi nënmesatare të orizit të bardhë.

Nga e gjithë kjo situatë të dëmtuarit janë bujqit, kombajnerët dhe blerësit.

Në fakt, blerësit nuk mund të kenë qarkullim të përhershëm të orizit. Orizi u ngelet në depotë dhe meqë përmendëm se nuk kanë standarde adekuate, ai vazhdimisht dëmtohet.

Ndërkohë bujqit nuk mund ta shesin orizin. 

Subvencionet fitohen në bazë të orizit të shitur, që do të thotë se mund të mos e marrin në kohë atë. Duke mos pasur plasman të orizit ngecen edhe farmacitë bujqësore, sepse presin që pesticidet dhe plehrat artificiale t'i inaksojnë nga bujqit. Edhe kombajnerët presin pagesë nga bujqit.

 E gjithë kjo situatë duke sikur të mos ketë zgjidhje. Funksionarët e lartë mbeten të shurdhër për kërkesat e bujqve. Tek bujqit rritet mllefi, përçahen mes veti, dhe që është më e keqja, me përçarje më pak mund t'i realizojnë kërkesat e tyre.

Share

Youtube video

 Komunat me buxhet më të lartë në vend

Më shumë video »

Facebook

 

Analizë

 

Analiza e të dhënave të publikuara në portal

Më shumë analzi »

Lajm

 

    "Të drejtë për të ditur" LAJM      

Më shumë »

Analizë tjera

 

Analiza nga organizata të tjera qytetare

Më shumë »

Scroll to top