Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Natalitetinumri/përqindjae fëmijëve të lindur nga popullata e përgjithshme

Mortalitetinumri/përqindja e personave të vdekur nga popullata e përgjithshme

Rritja natyroredallimi midis natalitetit dhe mortalitetit

Rritja natyrore paraqet dallimin midis natalitetit (numri/përqindja e fëmijëve të lindur) dhe mortalitetit (numri/përqindja e personave të vdekur). Nëse nataliteti është më i madh se mortaliteti kemi rritje pozitive natyrore. Në rastin e kundërt – rritje negative natyrore.

 

Për shembull, në komunën e Debarcës popullata e përgjithshme më 2008-ën ka qenë 4.941 dhe është zvogëluar për 86 persona në krahasim me vitin e kaluar, sepse numri i të vdekurve ka qenë më i madh se numri i të lindurve për 86 persona, që do të thotë se kjo komunë ka rritje negative natyrore. Ky numër (86) nuk e përfshin zvogëlimin e përgjithshëm të popullatës në komunën e Debarcës për atë vit, sespe në numrin e përgjithshëm do të hyjnë edhe personat që janë shpërngulur nga komuna, e që nuk janë pasqyruar këtu. Në periudhën 2008-2011 numri i popullatës në Debarcë është zvogëluar për 343 banorë si rezultat i rritjes negative natyrore në këto vite që paraqet zvogëlim prej 7,3% sa i përket popullatës së përgjithshme në këtë komunë. Përveç Debarcë, komunat që kanë rritje negative natyrore janë: Nagoriçani i Vjetër me -5,8% dhe Vraneshticë me -5,6%. 

Në anën tjetër janë komunat të cilat kanë rritje më të madhe pozitive natyrore, përkatësisht dallim më të madh midis personave të lindur dhe të vdekur. Këto komiuna janë: Studeniçanë (7%), Haraçinë (5,8) dhe Shuto Orizare (5,5%).

Share

Youtube video

 Komunat me buxhet më të lartë në vend

Më shumë video »

Facebook

 

Analizë

 

Analiza e të dhënave të publikuara në portal

Më shumë analzi »

Lajm

 

    "Të drejtë për të ditur" LAJM      

Më shumë »

Analizë tjera

 

Analiza nga organizata të tjera qytetare

Më shumë »

Scroll to top