Vleresimi aktual: 0 / 5

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Imigrimi dhe emigrimi, përkatësisht ardhja dhe shpërngulja janë dukuri që kanë ndikim të konsiderueshëm mbi jetën shoqërore dhe planifikimin e politikave sociale. Në komunat ku ka mundësi dhe perspektiva më të vogla kanë numër më të madh të qytetarëve të cilët shpërngulen shpeshherë në qytetet më të mëdha, në kërkim të jetesës më të mirë.

Nëse bëhet analizë për numrin e qytetarëve që janë shpërngulur në periudhën 2007-2011 në nivel të komunave do të shihet se përqindja e qytetarëve që janë shpërngulur në krahasim me popullsinë e përgjithshme në komunë të caktuar është më e madhe në komunën e Debarcës, përkatësisht për këto 5 vjet përqindja e të shpërngulurve është 9,9%. Me numra 472 persona të shpërngulur prej 4.788 (numri mesatar i banorëve në periudhën e analizuar). Më pas radhiten komunat e Ohrit me 6,1% ose 3.361 persona të shpërngulur prej 54.794 (numri mesatar i banorëve) dhe Makedonska Kamenicë, gjithashtu me 6,1% ose 485 persona të shpërngulur prej 7.907 (numri mesatar i banorëve).   

 

Sa u përket personave të ardhur në periudhën 2007-2011, këtu kryeson komuna e Resnjës përqindja e së cilës është 4,7% nga popullsia e përgjithshme në këtë komunë, ose 770 prej 16.257 (numri mesatar i banorëve në periudhën e analizuar). Më pas radhitet komuna e Qendrës me 3,8% ose 1.983 prej 57.236 banorë.  

Share

Youtube video

 Komunat me buxhet më të lartë në vend

Më shumë video »

Facebook

 

Analizë

 

Analiza e të dhënave të publikuara në portal

Më shumë analzi »

Lajm

 

    "Të drejtë për të ditur" LAJM      

Më shumë »

Analizë tjera

 

Analiza nga organizata të tjera qytetare

Më shumë »

Scroll to top