Kujdesi për fëmijët e moshës parashkollore janë pjesë e aktiviteteve në fushën e mbrojtjes sociale që janë përgjegjësi e komunës së Strugës. 

Kopshtet e fëmijëve „Dielli“ dhe „Flutura“ janë objektet më të mëdha për kujdes të fëmijëve të moshës parashkollore në Strugë. Kopshti „Diell“ është ndërtuar në vitin 1984 dhe ka sipërfaqe prej 1526 m2, kurse objekti i dytë është kopshti „Flutura“ është ndërtuar në vitin 1975 me sipërfaqe të objektit prej 1221 m2 . Prej lëshimit në përdorim e deri në këtë moment nuk janë realizuar investime kapitale me të cilat do të rritej kapaciteti i kopshteve dhe mundësia për pranim të më tepër përdoruesve..

Kapaciteti i kopshtit „Flutura“ 140 fëmijë

Kapaciteti i kopshtit „Diell“ 170 fëmijë

Në komunën e Strugës ekziston edhe një objekt dhe është kopshti „8 Marsi“ i cili deri në vitin 2007 është shfrytëzuar për kujdes të fëmijëve të moshës parashkollore, kurse pas vitit 2007 me marrëveshje është dhënë për përdorim nga Shkolla e muzikës „Todor Skalosvski – Tetoec“ – Tetovë për paralelet e disperzuara në Strugë. Objekti posedon 532 m2 me 4 dhoma për aktivitete dhe në të mund të vendosen rreth 120 fëmijë. Marrëveshja për përdorim vlen deri në vitin 2020.

Në vitin 2016 në kopshtin „Diell“ janë regjistruar 254 fëmijë (posedon kapacitet për 170 fëmijë), në kopshtin „Flutura“ janë regjistruar 216 fëmijë (posedon kapacitet për 140 fëmijë).[1]

Ose gjithsej në dy kopshtet janë të vendosur 470 fëmijë. 

„Nëse e marrim parasysh faktin që kapaciteti total i objekteve të kopshtit është 310 fëmijë dhe ka 4036 fëmijë të moshës parashkollore në komunë, mund të përfundojmë që kapacitetet ekzistuese përfshijnë vetëm rreth 8% të fëmijëve të moshës parashkollore. Ky është numër shumë i vogël duke e krahasuar me mesataren nacionale (26% të fëmijëve të regjistruar në mësim parashkollor), kurse është shumë më larg se qëllimi i BE-së nga 95%. Kjo situatë mund të ketë efekte potenciale negative mbi fëmijët e familjeve të varfëra dhe perspektivat e tyre më tej në jetë. Në literaturën shkencore janë vërtetuar beneficionet nga arsimi në moshë të hershme, veçanërisht për fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara dhe të ndjeshme, si dhe ato që i përkasin komuniteteve të pakicave.“ [2]

„Nëse e përcjellim numrin e fëmijëve të regjistruar në kopshte të fëmijëve në komunën e Strugës në 5 vitet e fundit, mund të vërehet trend i rritjes së këtij numri, gjegjësisht, duke e krahasuar me vitin 2010, në vitin 2014 ky numër është rritur për 40%. Numri i personave të punësuar është rritur gjithashtu (17%), por duhet të theksohet që kjo rritje është në mënyrë disproporcionale më e ulët në krahasim me numrin e rritur të fëmijëve të kujdesur.“ [3]

 

 

 

Fëmijë

Të punësuar

Gjithsej

Femra

Meshkuj

Gjithsej

Femra

Meshkuj

2010

299

148

151

47

40

7

2011

367

166

201

54

47

7

2012

369

193

176

64

56

8

2013

416

208

208

55

49

6

2014

425

204

221

55

49

6

2015

505

248

257

57

49

8

Burim: Enti shtetëror për statistikë,

http://makstat.stat.gov.mk/PXWeb/pxweb/mk/MakStat/MakStat__SosijalnaStat__DetsakZastita/175_DetZas_Op_DecVraDetGrad_mk.px/?rxid=46ee0f64-2992-4b45-a2d9-cb4e5f7ec5ef

 

Në dy kopshtet në vitin 2016 në marrëdhënie pune janë 13 edukatore dhe 24 kujdestare të cilët kujdesen për 470 fëmijë. [4] Sipas kësaj, numri mesatar i fëmijëve për edukatorë/kujdestarë për vitin 2016 shënon 12.7

Më shumë se 180 fëmijë janë vënë në listën e pritjes për pranim në ndonjë nga kopshtet. Në listen e pritjes ka edhe fëmijë prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune dhe nuk mund të sigurojnë lloj tjetër të kujdesjes për fëmijët, përveç kopshtit. 

Gjatë vitit 2016, komuna e Strugës ka realizuar projekt në kuadër të programit për „Shërbim të komunitetit“ i cili është finansuar UNDP Maqedoni në bashkëpunim me Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë. Projekti përfshin hapjen e 5 qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve në vendbanime rurale në territorin e komunës së Strugës, angazhimin e 10 personave të papunë, trajnim dhe angazhim i zyre në këto qendra.

Qendra të këtilla janë hapur në fshatrat: Veleshtë, Dollogozhdë, Radolishtë, Llabunishtë dhe Drasllajcë. 

Në këto qendra janë të kujdesur 220 fëmijë të moshës parashkollore nga 4 orë gjatë ditës. (120 femra dhe 100 meshkuj). Për tu vendosur fëmijët janë adaptuar hapësirat e shkollave fillore në këto vendbanime. 

Me realizimin e këtij projekti mundësohet qasje në shërbimet nga fusha e mbrojtjes sociale dhe fëmijërore për kujdes të fëmijëve në mjediset rurale. Gjithashtu, lirohen kapacitetet e stërmbuhsura të kopshteve të qytetit. Ky pilot-projekt deri më tani ka treguar rezultate të shkëlqyeshme dhe të dhëna për nevojën e hapjes së kopshteve në vendbanimet rurale të komunës së Strugës. 

Projekti nga ana e donatorëve do të finansohet deri më 15 mars të vitit 2015, pas së cilës do të vazhdojë të finansohet nga mjete të buxhetit të komunës së Strugës deri në fund të vitit 2017, me mundësi për vazhdim të mëtutjeshëm dhe angazhim të përhershëm të personave të përfshirë. 

Më 17 tetor të vitit 2016, në Komunën e Strugës janë mbajtur forume qytetare ku pjesëmarrësit kanë patur mundësi që të votojnë për projektet e propozuara nga planet e veprimit për arsimim, të rinjë, mbrojtje sociale dhe bashkëpunim me sektorin qytetar. Si projekt prioritar i forumit nga ana e pjesëmarrësve është votuar projekti për prokurim të kontejnerëve tipike të parafabrikuara për kopshte për fëmijë nga plani i veprimit për mbrojtje sociale. Qëllimi i projektit është që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit për mungesë të hapësirës për vendosje të fëmijëve të moshës parashkollore. Projekti do të zbatohet në gjysmën e parë të vitit 2017. Buxheti i planifikuar për realizim është 2.200.000,00 denarë. Komuna e Strugës dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni marrin pjesë në bashkëfinansimin e projektit prioritar të zgjedhur në kuadër të konceptit „Komuna sipas qytetarëve“.

Me realizimin e këtij projekti do të fitohen 4 hapësira të reja për kujdes të fëmijëve.

http://fosm.org.mk/mk/Home/NewsAndActivity?newsID=6175&catID=7&pageIndex=6&month=0&year=0&additionalID=0

Në vitin 2015 gjithashtu në forumin e qytetarëve, prioritet nga ana e qytetarëve ishte realizimi i projektit nga plani i veprimit për mbrojtje sociale në Komunën e Strugës,  ndrimi i çatisë në kopshtin „Diell“ . Projekti është realizuar gjatë vitit 2016 dhe çatia e kopshtit është ndruar dhe rekonstruar në mënyrë të plot. Mjetet e projektit gjithashtu janë siguruar me bashkëfinansim ndërmjet Komunës së Strugës dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur –Maqedoni në kuadër të konceptit „Komuna sipas qytetarëve“

http://fosm.org.mk/mk/Home/NewsAndActivity?newsID=5035&catID=7&pageIndex=19&month=0&year=0&additionalID=0

Forumet qytetare në Komunën e Strugës i realizon Fondacioni për zhvillim të shoqërisë lokale – Shtip me përkrahje finansiare dhe logjistike nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), në kuadër të konceptit Komuna sipas qytetarëve, të cilën FSHHM e realizon në partneritet me Komunën e Strugës. 

___________________________________________  

[1] Të dhëna të marra nga kopshtet

[2] „Karta sociale e komunës së Strugës“ fq. 34

[3] „Karta sociale e komunës së Strugës“ fq. 35

[4] Податок добиен од градинките

___________________________________________  

Analiza është përpunuar nga Gjoko Mileski

Përmbajtja e kësaj analize është përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyron domosdosshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e donatorëve. 

 

Share

Youtube video

 Komunat me buxhet më të lartë në vend

Më shumë video »

Facebook

 

Analizë

 

Analiza e të dhënave të publikuara në portal

Më shumë analzi »

Lajm

 

    "Të drejtë për të ditur" LAJM      

Më shumë »

Analizë tjera

 

Analiza nga organizata të tjera qytetare

Më shumë »

Scroll to top