Stampa

Një nga mënyrat nëpërmjet të cilave mund të matet gjendja në kulturë është përmes analizës së numrit të librave, bibliotekave, teatrove, kinemave, si dhe numri i vizitorëve të tyre. 

 

Sipas të dhënave e të Të drejtë për të ditur, të marra nga Enti shtetëror për statistikë, që kanë të bëjnë me periudhën prej 1986-2013, numri i bibliotekva kombëtare shënon rënie konstante. Respektivisht nga 138 biblioteka në vitin 1986, numri ka rënë në vetëm 61 biblioteka për vitin 2013 ose në përqindje, zvogëlimi është  55,8%.

 

 

Gjithsesi, pavarësisht zvogëlimit të bibliotekave, fondi i librave për këtë periudhë është rritur nga 2.420.000 në 3.177.000 kopje.

 

Tek teatrot, nga ana tjetër, vërehet një tendencë e kundërt. Edhe pse numri i teatrove rritet, numri i vizitorëve të teatrove po zvogëlohet. 

 

Numri i vizitorëve të teatrove shënon tendencë të qëndrueshme për rënie, me përjashtim të vitit 2011. 

 

 

Tek kinematë dhe vizitorët e tyre gjithashtu vërehen tendenca interesante. Numri i kinemave në mënyrë konstante dhe në mënyrë dramatike zvogëlohet, nga 79 në vitin 1986 në vetëm 12 në vitin 2013. 

 

 

Numri i vizitorëve të kinemave shënon gjithashtu rënie drastike, që stabilizohet në vitin 1991. 

 

 

Pas vitit 1991 numri i vizitorëve të kinemave luhatet, me çka është më i ulët në periudhën nga viti 2005-2011, kurse nga viti 2011 shënon rritje të konsiderueshme. 

 

 

Numri i librave të botuara dhe broshurave gjithashtu luhatet, me çka është më i lartë në vitin 2006, pastaj në mënyrë drastike ka rënie deri në vitin 2010, rritet deri në vitin 2012 dhe në vitin 2013 përsëri ka rënie. 

 

 

Derisa numri i librave të botuara dhe broshurave qëndron pothuajse i pandryshueshëm në këtë periudhë, tirazhi i librave të botuara dhe broshurave është në rënie konstante, me luhatje të vogla në vite të caktuara. Më i lartë është në vitin 1986 kur janë botuar 4.083.000 kopje, kurse më i ulët është në vitin 2009, ku janë botuar 483.000 kopje.

 

 

.