Komuna e Sveti Nikollës përfshin hapësirën më të madhe të Ovçe Poles që i takon pellgut të lumit të Sveti Nikollës ose Azmakut, rrjedha e djathtë e Bregallnicës. Sipas konfigurimit të saj dhe pozitës gjeografike ndikim ka klima kontinentale dhe mediterane.

Për klimën e fushëgropës së Ovçepoles me rëndësi të veçantë është edhe pozita e hapur e saj nga të gjitha anët, e cila ndikon në disa dukuri klimatike, ndërsa më së shumti të erërave. Temperatura më e ulët mesatare është në muajin janar ose fillim të shkurtit, dhe shpeshherë është nga -2 deri 2° C, ndërsa temperatura më e lartë mesatare është në korrik 25 °C. Sasia mesatare e shirërave në vit është 468mm/m2.

Në lumin Mavrovicë në vendin Alin dol është ndërtuar akumulacion me sipërfaqe prej 7km2 dhe me përfshirje prej 2.700.000m2. Akumulacioni shërben për furnizim me ujë të Sveti Nikollës.

Ovçepolja është rajon i njohur bujqësor - blegtorial. Njerëzit në këtë zonë që moti merren me bujqësi, sepse rajoni është i pasur me tokë të shumë klasave, me vlerë të brendshme të veçantë - bonitet, numër të madh të ditëve me diell dhe sistem për ujitje që përfshin 8000ha sipërfaqe të kultivueshme. Kështu që janë plotësuar kushtet për kultivimin e kulturave drithërore, industriale dhe të kopshtarisë. Rëndësia ekonomike e bujqësisë mund të shihet nga pjesëmarrja e saj me 38,8% në strukturën e prodhimit shoqëror në komunë, që paraqet faktor strategjik për zhvillim të tërësishëm të jetës ekonomike. 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave  (ESHS), komuna e Sveti Nikollës disponon me sipërfaqe të përgjithshme prej 11481ha tokë bujqësore, prej së cilës 9882ha është sipërfaqe kultivuese. Nga sipërfaqja e përgjithshme kultivuese 8796ha janë ara dhe bahçe, 34 janë plantazhe të frutave, 581ha janë plantazhe hardhish dhe 481ha janë livadhe.

Punimi i tokës si degë kryesore dhe themelore e bujqësisë është më e pranishme në Sveti Nikollë. Duke pasur parasysh strukturën e tokës dhe kushtet klimatike Rajoni i Ovçepoles paraqet terren ideal për kultivimin e një numri të madh të kulturave bujqësore. Nga sipërfaqja e përgjithshme e tokës kultivuese, ujitja kryhet përmes sistemit hidromeliorativ Kalimanci në rreth 7700ha. 

Nga kulturat bujqësore, më të shumta janë kulturat e drithërave dhe atë: gruri, elbi dhe misri.

Sipas të dhënave të ESHS të R. Maqedonisë, në vitin 2012 në rajonin e komunës s; Sveti Nikollës janë mbjellur 338ha me misër, ndërsa prodhueshmëria e fituar është 376t përkatësisht 1113kg/ha. Në vitin 2013 341ha janë mbjellur me misër, ndërsa prodhueshmëria e përgjithshme është 618t, përkatësisht 1812kg/ha. Në vitin 2014 me misër janë 263ha. Prodhueshmëria e përgjithshëm është 579t, ndërsa prodhueshmëria mesatare për hektar është 2200kg. 

Siç mund të vërehet në Sveti Nikollë prodhueshmëria mesatare për kilogram në hektar është shumë e vogël. Vetëm për krahasim, në vitin 2014 në komunën Manastir prodhueshmëria mesatare për hektar është 6397kg/ha, në komunën Mogilla është 4329kg/ha, ndërsa në komunën Novaci 5509kg/ha.

Rritja e prodhimit të misrit mund të arrihet me përdorimin e teknologjive të reja dhe përdorimin e praktikave bashkëkohore bujqësore, si dhe përdorimin e farave hibride të prodhueshmërisë së lartë, por moment tepër i rëndësishëm për prodhueshmëri të lartë të misrit është ujitja. Domethënë, misri është kulturë që ka nevojë të madhe të ujit dhe atë në fazat e rritjes intensive, lulëzimit, frytëzimit dhe nxjerrjes së kokrrës. Prandaj ujitja është një nga masat më të rëndësishme për të fituar prodhueshmëri më të mëdha. Numri i ujitjeve varen nga sasia e të reshurave dhe fazës së zhvillimit të misrit. Ujitja me pika jep rezultate më të mira sepse së bashku me ujitjen mund të bëhet edhe ushqyerja e bimës.

Tanimë dy vite, në Pellagoni dhe Pollog zbatohet projekti i USAID “Të prodhojmë më shumë misër”, përmes së cilit një numër bujqish, prodhues të misrit përdorin teknologji të reja dhe sistem të ujitjes me pika. Rezultatet janë më shumë se të shkëlqyera. Prodhueshmëria mesatare në sezon tek ata është 11,4t/ha, që është për disa here më shumë nga prodhueshmëria mesatare e misrit në vend, e cila është 4,3t. Nëse prodhuesit e misrit i përdorin këto përvoja dhe zbatojnë teknologji të reja dhe sistem të ujitjes me pika, atëherë prodhimi mund të rritet më shumë. Prodhimi i rrituri i misrit do të kontribuojë edhe në zhvillimin e blegtorisë në këtë zonë dhe kursimin e mjeteve për furnizim të tij, për arsye se misri paraqet komponentë themelore në ushqimin e kafshëve shtëpiake, ndërsa aktualisht ai nuk prodhohet mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e vendit, dhe doemos duhet të imoprtohet.

Me qëllim stimulimin e prodhuesve të misrit që të ujitin misrin duke përdorur sistemin e ujitjes me pika, me ç’rast prodhuesit do ta lehtësojnë punën nga njëra anë, dhe do ta rrisin prodhimin e tyre nga ana tjetër, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes Programit për Zhvillim Rural, me masën 121.4 – Furnizimi i pajisjes për sistem të ujitjes me pika për misër, lulediell dhe kultura foragjere dhe puse për ujitje, i mbulon shpenzimet për furnizimin e tij sipas parimit të bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe të paguara nga ana e shfrytëzuesit në kosto prej 50% nga vlera e shpenzimeve të pranuara të caktuara për investime. 

Kriteri për aplikim për këtë masë nga Programi për Zhvillim Rural është që kërkuesi të ketë minimum 2ha, ndërsa maksimum 10ha prodhim të misrit dhe/ose kultura foragjere të evidentuar në planin prodhues të ekonomisë bujqësore për këtë vit.

Gjithashtu, përmes pagesave të drejtpërdrejta, prodhimi i misrit subvencionohet përmes masës 1.1 me 12.000,00 den/ha duke përdorur të paktën 15kg/ha farë, me përdorimin e detyrueshëm të materialit të certifikuar të farës, ose me 8.000,00 den/ha pa përdorimin e detyrueshëm të materialit të certifikuar të farës.

Sipas Strategjisë kombëtare për bujqësi dhe zhvillim rural, prodhimi i rritur vendor i ushqimit të bagëtisë, veçanërisht prodhimit nga ana e vetë kultivuesve të bagëtive, është parakusht për prodhim konkurrues të bagëtisë. Madhësia e sipërfaqes së tanishme me misër është e mjaftueshme që t’i mbulojë nevojat vendore nëse prodhueshmëria mesatare rritet për një gjysmë përmes përdorimit hibrideve të larta produktive dhe vendosjes së teknologjive të reja të prodhimit para së gjithash në pjesën e ujitjes efikase. Në këtë drejtim do të vendosen masa speciale për mbështetje të bashkëngjitura me pako këshilluese për adaptimin e teknologjive përparimtare. Mbështetje me shuma më të larta sa i takon pagesave kryesore sipas sipërfaqes për kultura bujqësore do sigurohen për prodhim të ushqimit të bagëtisë, dhe për material të certifikuar themelor të farës për kultura të drithërave. 

Analiza është përpunuar nga Teodora Pop-Trajkov

Të dhënat janë marrë nga Enti Shtetëror i Statistikave

Përmbajtja e kësaj analize është përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyron domosdosshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e donatorëve

Share
Scroll to top