Stampa

Gjatë dekadës së fundit janë vënë re ndryshime të shpejta në rrjedhat e migrimit në, nga dhe përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Migrimi i rregullt është shumë i rëndësishëm për zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin demografik të shtetit; gjithsesi, edhe migrimi i parregullt meriton vëmendje të veçantë nga ana e organeve kompetente. Bëhet fjalë për çështje që është shumë e rëndësishme në aspekt të sigurisë shtetërore dhe personale dhe kryesisht është e lidhur me krimin serioz dhe krimin e organizuar dhe lëndim të të drejtave të njeriut.

Migrimi ilegal kryesisht është e lidhur me hyrjen ilegale në shtet, i definuar si “kalim i kufirit në mënyrë që nuk është në përputhje me kushtet e nevojshme për hyrje legale në shtetin e pranimit”.

Migrimi i parregullt është aspekt më i gjërë që përfshin qëndim të parregullt në kategori të tjera siç janë të huaj që kanë patur hyrje legale por e kanë humbur statusin e rregullt për shkak të rrethanave të caktuara siç janë afat i kaluar i vizës ose pasaportës, ose “turistë” të angazhuar për ekonominë e zezë etj.

Strategjija shtetërore i shqyrton edhe trendet për kërkimit e azilit në Maqedoni. Në këtë aspekt, “azil kërkuesi” është i huaj që kërkon mbrojtje në Republikën e Maqedonisë dhe ka dorëzuar kërkesë për pranim të së drejtës për azil, për të cilën nuk është sjellë vendim përfundimtar, në procedurën për pranim të së drejtës për azil. Shpeshherë, ekziston lidhje e fortë mes trendit të migrimit ilegal dhe kërkimit të azilit. Duhet të vihet re që në momentin kur personi dorëzon kërkesë për azil, më nuk mund të llogaritet si migrant ilegal. Nëse shteti vendos t’a pranojë kërkesën, personi llogaritet si refugjat ose person nën mbrojtje subsidiare, varësisht nga rasti dhe në përputhje me Konventën për statusin e refugjatëve nga viti 1951 nga UNHCR.

Futja e regjimit pa viza në vitin 2009 solli në rritje të madhe rrjedhën e njerëzve nga dhe përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor kah shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian. Përveç frekuentimit të rritur të udhëtarëve për arsye biznesi apo arsye turizmi, u rrit edhe numri i kalimeve ilegale në kufirin shtetëror dhe keqpërdorimi i të drejtës për kërkim të azilit.

Faktorë që rrjedhin nga migrimi ilegal

Kërcënim i sigurisë personale

 Rrezik për jetën e migrantit

 Rreziqe shëndetësore

 Të bërit viktimë e trafikimit të njerëzve

 Shkelje e të drejtave të njeriut

 Sigurim social

Kërcënim për sigurim nacional

 Shkelje e sovranitetit

 Rreziqe për rendin publik

 Krimi

 Kohezioni social

Maqedonia si pjesë e Ballkanit Perëndimor paraqet burim të migrimit ilegal, por gjithashtu është rrugë tranzite për migrantët që duan të arrijnë deri tek shtetet-anëtare të BE-së. Për shkak të kushteve të rënda të jetesës dhe rreziqet e sigurisë, numër i madh i njerëzve janë të detyruara t’i lëshojnë shtetet e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Pas luftës në Avganistan dhe valës revolucionare të botës Arabe domethënë protestat Arabe, numri i kalimeve kufitare ilegale dhe numri i azil kërkuesve në shtetet e Ballkanit Perëndimor shënon rritje. Fluksi i migrantëve vjen si pasojë kryesisht e regjimit pa viza që Turqia e ka bërë me shtetet fqinje si dhe numri i rritur i linjeve ajrore, që u mundëson migrantëve që kanë dokumente fals të kenë qasje të shpejtë deri te shtetet anëtare të BE-së.

Gjithsesi, Maqedonia nuk është destinacioni i tyre përfundimtar, por shtet për tranzit si pjesë e rrugës ballkanike. Pasi që migrantët ta kalojnë kufirin turko-grek, përpiqen t’a lëshojnë Greqinë përmes rrugës tokësore, ujore dhe ajrore. Rruga tradicionale ballkanike ka të bëjë me atë migrantë që mundohen ta lëshojnë Greqinë në rrugë tokësore; hyjnë në Maqedoni, vazhdojnë në Sërbi me qëllim që të mbërrijnë në Hungari ku edhe hyjnë në Shengen zonën. Hulumtimi ka treguar se organet kompetente maqedonase duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për zbulim të migrantëve ilegal sepse numri i tyre është shumë më i madh sesa statistika zyrtare.

Korniza ligjore për ballafaqim me migrimin ilegal është në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe me standardet relevante ndërkombëtare. Problemet shkaktohen gjatë zbatimit të saj siç janë vështirësitë që të përcaktohet identiteti i migrantëve, zbatimi problematik i marrëveshjeve për ripranim për shkak të faktorëve objektiv (bashkëpunim me shtetet ku migrantët kthehen, resurse finansiare etj.) dhe faktorëve subjektiv (mungesë e motivimit). Më tej, ekziston rrezik i lartë i keqpërdorimit të së drejtës për kërkesë për azil. Ekziston mundësi numër i madh i migrantëve të dorëzojnë kërkesë për azil vetëm që të shpëtojnë që mos të mbyllen në qendrën e pranimit për të huaj dhe arrijnë që të strehohen në qendrën e pranimit për azil kërkuesit që është tip i hapur dhe peronat që janë të strehuar mund shumë lehtë që ta lëshojnë. Në praktikë, shumë nga azil kërkuesit e lëshojnë qendrën e pranimit për azilantë në drejtim të panjohur, pa e pritur vendimin final për njohje ose refuzim të kërkesës së tyre. Mungesa e dokumentave për identifikim të migrantëve dhe aktivitetet që nuk janë mjaftueshëm të koordinuara mes shteteve sjell rreziqe që situata e njejtë mund të përsëritet në rrugën kah destinacioni i tyre i dëshiruar. Nga ana tjetër, autoritetet maqedonase kryesisht nuk i pranojnë pretendimet e azil kërkuesve si me bazë dhe kjo e ngre nivelin e shqetësimit për procedurat e zbatuara dhe arsyet e mundëshme për këtë shkallë të ulët të dhënies së azilit.

 

Migrimi ilegal është fenomen kompleks dhe është e nevojshme qasje rajonale. Maqedonia është e përfshirë në të gjitha iniciativat rajonale që kanë të bëjnë me këtë çështje, por duhet të akoma edhe shumë gjëra. Shteteve të Ballkanit Perëndimor u është e nevojshme mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian me qëllim që të përforcohen kapacitetet e tyre për parandalim, zbulim dhe ballafaqim me migrimin ilegal. Nëse e kemi parasysh se Ballkani Perëndimor nuk është qëllimi i migrantëve, por është zonë e tranzitit, autoritetet mund të mos ta kenë nivelin e njejtë të motivimit që të zbulojnë migrantë ilegal sepse kjo kushton shumë dhe prandaj ndonjëherë preferojnë “të shikojnë mes gishtave”. Për interes më të mirë të shteteve-anëtare të BE-së është që të sigurohet mbështetje për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të pengohen përpjekjet e migrantëve që të arrijnë deri te shtetet e pasura anëtare të BE-së.

Sipas MPB në R. e Maqedonisë, numri i kalimeve të zbuluara ilegale në kufirin maqedonas ka qenë 1415 në vitin 2009, 1103 në 2010, 469 në 2011 dhe 682 në 2012. Ekziston rritje e dukshme e migrantëve që vijnë nga rajone që më parë nuk janë vërejtur në valë të këtij lloji të madh, kryesisht nga shtetet e Afrikës Perëndimore dhe Veriore, Azia Jugore-Qendrore dhe Azia Perëndimore dhe Lindja e Mesme. Më tej, ka patur edhe shtetas të Sërbisë, Kosovës, Greqisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës etj.

Në vitin 2013 janë zbuluar gjithsej 1132 migrantë ilegal, që është 66% më tepër sesa në vitin 2012 (682). Prej tyre, 1084 janë shtetas të huaj, kurse 46 (78) janë shtetas maqedonas të zbuluar në përpjekje që në mënyrë ilegale ta lëshojnë territorin e Maqedonisë. Ashtu sikurse edhe në vitet e kaluara, numri më i madh i migrantëve ilegal të zbuluar- shtetas të huaj janë me prejardhje nga Shqipëria- 400, të cilët pjesë më e madhe për arsye ekonomike qëndrojnë dhe punojnë në Republikën e Maqedonisë në sezonën e punëve ndërtimore dhe bujqësore, gjithsesi përqindja e të zbuluarve është i zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar 36,83% (54,30%). Nga ana tjetër, dukshëm rritet numri i migrantëve ilegal të zbuluar nga Lindja e Afërt dhe e Mesme si dhe nga Afrika Veriore.

E pritshme, numri më i madh i kalimeve ilegale të kufirit shtetëror janë regjistruar në pjesën kah R. e Greqisë -551 (48,67%), pastaj kah Shqipëria -192 (16,96%), Sërbia -140 (12,37%), Bulgaria -134 (11,84%) dhe Kosova–115 (10,16%).

Në krahasim me vitin e kaluar, në vitin 2013 është i zvogëluar numri i kalimeve ilegale të regjistruara në pjesën e kufirit shtetëror kah Kosova (-36%) dhe Sërbia (-10%), kurse dukshëm është rritur numri i pjesës së kufirit shtetëror kah Greqia (232%) dhe veçanërisht kah Bulgaria, ku janë regjistruar 134 kalime ilegale në krahasim me vetëm 4 raste në vitin 2012.

Rritja e papritur e numrit të përpjekjeve të zbuluara për hyrje ilegale në Republikën e Maqedonisë nga R. e Bulgarisë është edhe ndryshimi më karakteristik i trendit për vitin 2013, së bashku me dukurinë e migrantëve ilegal- shtetas të Sirisë (116), që nuk ka qenë rast në vitet e kaluara.

Drejtimi kryesor i lëvizjes së migrantëve është jug-veri. Në numër më të madh të rasteve realizojnë hyrje në Republikën e Maqedonisë në kufirin maqedono-grek, me çka kryesisht në grupe drejtohen kah kufiri maqedono-serb, duke shfrytëzuar taksi vetura, furgonë ose transport publik. Vendosen në afërsi të kufirit dhe në momentin e përshtatur bëjnë përpjekje që në mënyrë ilegale t’a kalojnë kufirin dhe të vazhdojnë udhëtimin e tyre në ndonjë nga shtetet e BE-së.

Për një vit, numri i migrantëve të zbuluar ilegal nga Afrika dhe Azia është rritur për 172%. Ky zhvillim i ngjarjeve është parashikuar dhe pritur, dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme në përputhje me analizat e kryera. Identifikimi në kohë dhe adekuat i pikave kritike dhe ndryshimet në „modusoperandum“ rezultuan me rritje të shumëfishtë të numrit të migrantëve ilegal të zbuluar.

Gjithsesi, numrat në nivel rajonal janë më shqetësuese sesa ato në nivel nacional. Sipas Analizës Vjetore për rrezik të Ballkanit Perëndimor të FRONTEKS për vitin 2013, shihet që rajoni i Ballkanit Perëndimor merr gjithnjë rëndësi më të madhe si zonë tranziti për lëvizjet sekundare- në vitin 2012 janë vërejtur 8065 persona nga Avganistani (në krahasim me 2498 në vitin 2010), 5033 nga Pakistani (202), 3029 nga Algjeria (217), 2000 nga Somalia (375)10 etj.

Nëse analizohet imazhi në hartën e shfaqur lehtë mund të konkludohet që numri i kalimeve të detektuara ilegale nga ana e kufirit serb është për disa herë më i madh për dallim nga kalimet e detektuara në Maqedoni. Qartë është që numri i madh i migrantëve ilegal pa u vënë re kanë kaluar në territorin e R. së Maqedonisë dhe R. së Greqisë. Kjo është si pasojë e mbështetjes që migrantët e kanë nga grupet kriminale që për kompenzime finansiare ju sigurojnë transport dhe strehim migrantëve.

Analiza është përpunuar nga Teodora Pop-Trajkov

Të dhënat janë marrë nga Enti Shtetëror i Statistikave

Përmbajtja e kësaj analize është përgjegjësi e MOST dhe nuk i pasqyron domosdosshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e donatorëve